Një tërmet i fuqishëm prej 4.5 ballësh të shkallës Rihter është regjistruar të premten në orën 8 e 15 minuta të mëngjesit me orën lokale,  40 kilometra në lindje të Selanikut, pikërisht në zonën pranë liqenit të Volvit.

Tërmeti është ndjerë përveç Selanikut edhe në qytetet e Kavalës, Dramës dhe në zonën turistike të Halkidhikisë.

Deri tani janë shënuar pas lëkundjeve të mëdha disa lekundje të tjera më të vogla sizmike.

Sipas informacioneve të para nuk janë shkaktuar dëme materiale, por megjithatë sizmiologët po ndjekin me vëmendje fenomenin pasi zona në të cilën është regjistruar, herë pas here jep lëkundje të fuqishme.

Në vitin 1978 një tërmet prej 6.6 ballësh me të njëjtën epiqendër ka shkaktuar vdekjen e 50 personave në Selanik, prej të cilëve 39 ishin banorë të një pallati në qendër të qytetit që u shemb  krejtësisht.

Top Channel