Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen në një vizitë të
tij në Athinë ka deklaruar se nuk do të ketë një perspektivë integrimi
të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Aleancen e Atlantikut
Verior, deri sa të jetë e pazgjidhur çështja e emrit të fqinjit verior
të Greqisë.

Deklarata e tij eshte bere ne nje konference shtypi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Evangjelos Venizellos.

Rasmussen ka deklaruar gjithashtu se vendimi i NATO-s i marrë në vitin 2008 në Bukuresht është i qartë dhe vazhdon te jete ne fuqi, ndersa ka perseritur nevojën për të gjetur një zgjidhje te pranueshme per te dy vendet ne menyre qe t’i hapet rruga e integrimit edhe Shkupit.

Sekretari i Pergjitshëm i NATO-s ka vleresuar gjithashtu rolin e Greqisë në Aleancë në të gjitha sektorët, pavarësisht vështirësive financiare, duke kontribuar sidomos ne ate qe quhet “Mbrojtja e Zgjuar”, ndërsa ka paraqitur dhe  rolin shumë konstruktiv te Athines në rajonin e Lindjes se Mesme dhe ne  dhe Afrikën e Veriut.

Duke ju referuar Presidencës greke në Këshillin e BE në gjysmën e parë të vitit 2014, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi rolin që duhet të luaje Greqia në një moment shumë të rëndësishëm për zhvillimin e mundesive të mbrojtjes të kufijve te  Bashkimit Europian.I pyetur ne se sheh nje implikim te Aleances ne Siri, Rasmusen eshte pergjigjur negativisht ,duke nenvizuar  se per kete ceshtje eshte me se e nevojshme nje zgjidhje politike.

Top Channel