Me urdher të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë pezulluar nga
detyra dy nga shefat kundër krimit ekonomik në Tiranë dhe Korçë.

Sipas policise, rezultoi se ne aksionin e se henes per bllokimin e lojrave te fatit nuk kryen detyren e tyre, ndersa bashkëpunuan me vete pronaret, per t’i fshehur policise makinerite e lojrave te fatit.

Dy kryeinspektoret Olsi Muçi, shefi i Krimit Ekonomik Korçë dhe Ervin Dalipaj, shefi i Krimit Ekonomik Tiranë u pezulluan dhe do të shkojne për ndjekje penale të akuzuar për implikim me vetë bizneset e palicencuara të lojrave të fatit.

Sipas informacioneve, te marra ne rruge operative nga policia ata lajmeruan vete disa nga pronaret e ketyre pikave qe te mbyllnin lokalet perpara se te vinte aksioni i policise. Burime te Ministrise se Brendshme bejnë të ditura se vete policia krahas aksionit te madh ishte duke kryer me ane te nje rrjeti informativ, edhe nje tjeter aksion brenda rradheve te policise se kush do ta dekonspironte ate.

Te gjithe shefat kryesore te policise dhe ata te krimit ekonomik ishin nen mbikëqyrje policore nese do te dekonspironin apo jo. Rezultoi se dy prej 12 shefave te qarqeve dekonspiruan kete aksion. Nderkohe qe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne ministri ka filluar nje hetim te metejshem per ta, per te dale ne perfundim se deri ne cfare pike ishin te perfshire ne biznesin e paligjshem te lojrave te fatit.

Nderkohe qe aksioni i koduar “Fundi i Marrezise” ka vijuar edhe me tej me sekuestrimin e te gjitha makinerive te cilat kane qene te palicencuara. Ky eshte hapi i dyte i ketij aksioni. Qindra makineri te subjekteve te palincuara u sekuestruan qe heret mengjesin e se martes.

Sipas te dhenave policore hapi i trete i ketij aksioni do te jete bllokimi i atyre lokaleve qe kane licence por nuk kane paguar detyrime tatimore. Per momentin ato do te qendrojne te mbyllur deri ne verifikimin e plote te demit qe i kane shkaktuar shtetit. 

Ne bashkëpunim edhe me Policine Tatimore do te mendohet se cila do te jete masa qe do te ndermerret ndaj tyre. Por me urdher edhe te ministrit te Brendshem eshte kerkuar nisja e hetimeve per inspektore dhe drejtues te Drejtorise se Lojrave te Fatit apo edhe zyrtare te tjere te policise te cilet kane lejuar lulezimin e ketij biznesi te paligjshem ne vend. Te dhenat zyrtare tregojne per me shume se 600 lokale te bllokuara deri me tani dhe nje situtate tejet kaotike.

Në mbrëmje Ministria e Brendshme njoftoi se janë bllokuar 472 subjekte në të gjithë vendin, ndërsa 149 prej tyre janë proceduar penalisht. Po ashtu janë sekuestruar rreth 1000 makineri lojrash fati dhe pajisje, kompjutera dhe monitore në pika bastesh.

Top Channel