12:23 Film "Hachiko"
13:55 Formula 1, Provat, Spa-Francorchamps, Belgjike
Programi i plote
PUBLICITET
Rama: Ndarje e re territoriale
17/10/2013

Reforma administrative territoriale është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si një sfidë tejet e rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Gjatë një konference organizuar nga Qeveria me mbështjen e OSBE-së, kreu i ekzekutivit e quajti ndarjen e tanishme administrative të vendit, si një dallgëzim demografik i trashëguar prej të shkuarës diktatoriale.

"Dialog me të gjithë aktorët. Eshtë një proces i reformës administrative territoriale që duhet dhe ne do të bëjmë çmos që të jetë tërësisht përfshirës, kompleksitet në qasje, por me një synim të përbashkët dhe të pandashëm, thjeshtëzim në ndarjet territoriale. Fuqizim i hapësirave ekonomike, sociale
Fuqizim i hapësirave ekonomike, sociale dhe kulturore të njësive vendore, në funksion të fuqizimit tërësor të vendit dhe padyshim në fund të fundit, ky është edhe thelbi i kësaj reforme

Edi Rama
Kryeminister
dhe kulturore të njësive vendore, në funksion të fuqizimit tërësor të vendit dhe padyshim në fund të fundit, ky është edhe thelbi i kësaj reforme", tha Rama.

Kryeministri e ilustroi me shifra koston që paguajnë takspaguesit shqiptarë për administratën e pushtetit lokal.

"Eshtë e papranueshme në kushtet e Shqipërisë dhe jo thjesht të Shqipërisë në krizë ekonomike, por të Shqipërisë kështu siç e kemi, me mundësitë që kemi, që administrata e komunave, t'i kushtojë taksapaguesve 25 milionë dollarë në vit dhe të ketë 80 komuna me më pak se 5 mijë banorë dhe jo pak, por 71 komuna që i kanë të ardhurat zero dhe që qëndrojnë në këmbë vetëm falë pagave të financuara nga buxheti i shtetit", tha Rama.

Një ndarje e re administrative e vendit, theksoi Kryeministri do t'i shërbejë fuqizimit të ekonomisë së vendit me ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët.

Ambasadori OSBE-së Florian Raunig deklaroi se ndarja admistrative dhe territoriale e Shqipërisë rezultoi në njësi shumë të vogla të qeverisjes vendore me burime shumë të kufizuara që në shumë raste e ka bërë shumë të vështirë për pushtetin vendor në ofrimin e shërbimeve publike cilësore për qytetarët e vet.

Ndërsa Ettore Sequi kreu misionit të BE-së në Tiranë u shpreh se “esenca e kësaj reforme do të jetë produkti final që duhet të zotërohet nga ata të cilët do ta zbatojnë në praktikë. Konsultimet dhe bashkëpunimet midis autoriteteve të pushtetit vendor është thelbësor në këtë reformë", theksoi Sequi. Sipas Bledi Çuçit, ministër Shteti për Çështjet Vendore, ndarja e re administrative e vendit nëpërmjet kësaj reforme synohet të përfundojë përpara zgjedhjeve lokale të 2015-s.
/ Top Channel







Më shumë nga politika
PS nuk i ndahet dorëheqjes së Bashës
Partia Socialiste ka vijuar sërish akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha lidhur me ndërtimin e një pallati pranë Digës së Liqenit. Ka qenë sërish Ervin Bushati, ai që ka denoncuar këtë vendim të Bashkise duke rikërkuar dorëheqjen e Bashës.
Presidenti kthen ligjin për ndarjen e re
Ashtu siç pritej, presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk ka dhënë pëlqimin për ligjin e ndarjes së re administrativo-territoriale. Kreu i shtetit e ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ndarjen e vendit në 61 bashki, duke e shoqëruar me shprehjen e keqardhjes për mospërmbushjen dhe mospërputhjen ligjore dhe kushtetuese të tij.
Pezullohen lejet e ndërtimit nga Vendorët
Qeveria ka pezulluar të gjitha lejet e ndërtimit deri në vitin 2015, kur nis edhe ndarja e re administrativo-territoriale e vendit. Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, kryeministri Edi Rama tha se ky vendim synon frenimin e shkatërrimit të territorit si pasojë e lejeve barbare, siç u shpreh ai, të dhëna nga pushteti vendor.
Rama pret delegacionin e Bundestagut
Kryeministri Edi Rama priti të enjten në një takim delegacionin e Bundestagut, të kryesuar nga nënkryetari i tij, Johannes Singhammer.
Mundësitë e Konferencës së Berlinit
Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, në një intervistë për Top-Channel, e shikon Konferencën e Ballkanit në Berlin si një moment të rëndësishëm dhe specifik për proceset integruese, në një kohë kur perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Europian për rrethana historike, politike dhe aspekte strukturore se si funksionojnë shoqëritë në Ballkan, do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë.


Lajmet kryesore

Rama: Ndarje e re territoriale
Dukagjin, identifikohet “grupi i zjarrit”
Policia publikon emrat e të dyshuarve si qëllues ndaj forcave të rendit. 100 mijë euro për këdo që ndihmon në kapjen e tyre
Pentagoni falenderon Shqipërinë
Pezullohen lejet e ndërtimit nga Vendorët
Merkel në Ukrainë, kamionët rusë tërhiqen
Presidenti kthen ligjin për ndarjen e re
LSI: Keqardhje për arsyetimin e Nishanit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Aksioni anti-droge, Ukraina, Lindja e Mesme, Arsimi, Reforma territoriale, Turizmi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.