Ekspertët e mjekësisë ligjore të EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë
Ligjore dhe autoritetet serbe filluan me hulumtimin e një zone ku
dyshohet të ketë një varrezë masive që daton nga koha e konfliktit në
Kosovë. Ky vend gjendet në gurëthyesin e Rudnicës, komuna e Rashkës,
Serbi.

Hulumtimi ka filluar në prani të autoriteteve serbe, komisioneve qeveritare të Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe përfaqësueseve të Unmik-ut njofton euleks ne nje komunikate.

Alan Robinson, shef i ekspertëve të EULEX-it të mjekësisë ligjore, shpjegoi se pas një bashkërendimi të gjerë me të gjitha palët me interes, ishte vendosur që hulumtimi të kryhet në disa faza. Disa zona të gurëthyesit në Rudnicë ishin hulumtuar më herët në vitin 2007 dhe pastaj në vitin 2010 dhe 2011. Mirëpo, hulumtimi për këtë lokacion potencial ka vazhduar dhe ka çuar deri te ky projekt aktual.

“Nuk ka mundësi të thuhet se për sa kohë do të punohet këtu”,tha Robinson, “Por ky lokacion i parë, fillimisht do të hulumtohet për rreth pesë ditë. Nëse gjejmë mbetje mortore, atëherë operacioni do të zgjerohet në masë të konsiderueshme”.

Top Channel