Truri e përdor gjumin për të pastruar mbetjet toksike që grumbullohen gjatë një ditë të lodhshme me mendime.

Ky është përfundimi që kanë nxjerrë shkencëtarët amerikanë në një studim të publikuar në revistën ‘Science’.

Vëzhgimi i tyre ka treguar se qelizat e trurit tkurren gjatë fjetjes në mënyrë që të krijojnë hapësirë mes neuroneve dhe të lejojnë lëngjet të “lajnë” trurin.

Gjithashtu, kërkuesit amerikanë thonë se mospastrimi i trurit mund të çojë në çrregullime të tij.

Doktoresha Nedergaard deklaroi për BBC se ky pastrim është një funksion jetësor që nuk mund të bëhet kur je zgjuar.

Top Channel