Bisedimet me Iranin, atmosfera më e mirë në 10 vjet

18/10/2013 00:00

Atmosfera para bisedimeve mes Iranit dhe Perëndimit, është më e mira e
dhjetë viteve të fundit, ndaj mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje
mbi programin bërthamor të republikes islamike, konsiderohen të mëdha.

Asnjehere gjate dekades se fundit, situata nuk ka qene kaq e pershatshme per negociata, thote Ali Fathollah-Nejad i Shkolles se Studimeve Orientale dhe Afrikane në Londër. Përpara bisedimeve mes Iranit dhe 5 vendeve me të drejtë vetojë në Këshillin e Sigurimit të OKB plus Gjermaninë, Teherani dha sinjale pozitive për komunitetin ndërkombëtar.

Tregoi se Presidenti iranian Hassan Rouhani kërkon një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur për këtë problem. Ndërkohë që Irani deklaron se e bën pasurimin e uraniumit vetëm për çështje energjitike, Perëndimi mendon se ai mund të përdoret për mbushje bërthamore.

E drejta për të përdorur energjinë nukelare për qëllime pozitive dhe heqja e sanksioneve ndaj regjimit te ajatollaheve, janë dy kërkesat e formuluara para bisedimeve në Gjenevë. Teherani nga ana e tij do të jetë më transparent në programin nuklear si garanci që nuk do të përdoret për qëllime ushtarake.

Nga pikëpamja perëndimore është radha e Iranit për të bërë lëvizjen e radhës, megjithate presioni per nje zgjidhje te shpejte mund te sjelle probleme ne vendin islamik. Kur rezultatet e negociatave te prezantohen, Rouhani do të duhet të tregojë suksesin e tij, dhe ky per ekspertet, do te jete nje akt i veshtire ekulibri. Vendimtare, sipas tyre do të jetë edhe oferta që do të bëjë Perëndimi per heqjen e sanksioneve si një mjet mbështetje ndaj Rouhanit.

Top Channel