FSHF, rinovim me ulje page për De Biasin

18/10/2013 00:00

Kur kanë kaluar më shumë se 70 orë nga deklarata e De Biasit për rinovimin e kontratës, ende nuk ka asnjë firmë të hedhur në letër mes trajnerit italian dhe presidentit të FSHF, Armand Duka.

Burime të sigurta në FSHF bëjnë të ditur për “Top-Channel” se palët nuk kanë biseduar ende rreth rinovimit të kontratës edhe pse pas barazimit me Qipron, italiani trumpetoi me të madhe se marrëveshja është arritur.

Duke parë dhe rezultatet e fundit, 3 humbje dhe 1 barazim, duket se De Biasi ka hequr dorë nga rritja 30% e rrogës dhe në heshtje ka pranuar rritjen prej 10% të bërë publike nga Duka muaj më parë.

Po të njëjtat burime pohojnë për “Top-Channel” se drejtuesit e Federatës po mendojnë t’i dërgojnë nëpërmjet postës elektronike një kontratë të re teknikut italian, e cila sigurisht që do të jetë nën pritshmërive të De Biasit.

Ende nuk është zyrtare, por mësohet se oferta e re do të jetë sa 10% nga rroga aktuale.

Pra, nëse pranon të vazhdojë detyrën si trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi dhe stafi i tij do të përfitojnë pak më shumë se 400 mijë euro për sezonin e ardhshëm eleminator, atë për Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë.

Tashmë pritet java e ardhshme ku do të shuhet dilema nëse do të mbetet De Biasi kuqezi apo do të vazhdojë dikush tjetër projektin e nisur prej tij.

Top Channel