Një incident u regjistrua të mërkurën në kompleksin bërthamor të Krskos, në Slloveni.

Sipas të përditshmes “B92”, gjatë një inspektimi të mirëmbajtjes rutinë u vërejt se rrugët e kalimit të karburantit radioaktiv, në një prej reaktorëve ishin të dëmtuara.

Në tentativë për të ndrequr problemin, një pjesë e metalike e tubacionit që lidh reaktorit me uraniumin u shkëput dhe ra në kabinën e ujit që përdoret si ftohës.

Si rrjedhojë, reaktori u mbyll në mënyrë të menjëhershme si masë parandaluese.

Drejtori i Autoritetit Bërthamor Slloven, Andrej Stritar, theksoi për mediat se nuk ka asnjë kërcënim për shëndetin publik dhe se të enjten, një grup ekspertësh francezë do të mbërrijë në impiant për të realizuar riparimet e nevojshme.

Nuk është e qartë nëse punëtorët që po realizonin inspektimin janë ekspozuar ndaj rrezatimeve radioaktive.

Top Channel