Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim prej policise greke nën akuzen e vrasjes me paramendim.

Sipas policisë, Marius Dhiamandis, i datëlindjes 1984 është shpallur në kërkim pasi autoritetet greke besojne se ai është ekzekutuesi i një shtetasi shqiptar, 29 vjeç, në kryeqytetin grek në vitin 2010.

Zbulimi i tij u bë pas një pune 3-vjeçare të sektorit të anti-krimit të policisë së Athinës.

Burimet policore njoftuan se Dhiamandis konsiderohet person tepër i rrezikshem, ndaj dhe i është kërkuar Prokurorisë së Athinës publikimi i fotove te tij.

Gjithashtu, autoritetet greke kanë vënë në dispozicion dhe një numer telefoni, ku ftohen të gjithë personat që kanë dijeni për vendndodhjen e autorit që të telefonojnë.

Dhiamandis ka qënë më pare i arrestuar me akuzën e tregëtisë së lëndëve narkotike.

Fotografite e tij i janë shpërndare tashme edhe pikave doganore, e u jane dërguar autoriteteve shqiptare si ndihme në gjetjen dhe arrestimin e tij.

Top Channel