Duke hedhur slogane nacionaliste si dhe parrulla kundër qeverisë së kryeministrit Samaras, qindra anëtare të ekstremit të djathtë, “Agimi i Artë” janë mbledhur në një miting proteste për të treguar mbështetjen ndaj partisë së tyre që ndodhet nën hetimin e organeve greke të drejtësisë.

“Agimi i Artë është këtu dhe do të jetë këtu për pjesën tjetër të shekullit. Ne kemi ardhur këtu për të qëndruar dhe nuk do t’i bëjmë favore askujt. Jemi këtu dhe nuk  frikësohemi nga burgjet, sepse kemi të drejten ne anen tone”, thotë një aktivist i Agimit të Artë.

Kreu i partise neonaziste dhe dy deputete te saj ndodhen ne burg me akuzat per organizim dhe pjesmarrje ne organizate kriminale, ndersa edhe gjashte deputete te tjere te kesaj force politike jane nen hetim,nderkohe qe parlamenti grek ka nderprere subvencionimin shteteror per Agimin e Arte dhe u ka hequr imunitetin disa deputeteve te kesaj partie.

Protesta e neonazisteve ka ndodhur vetem disa ore para festet se madhe kombetare te 28 tetorit ,dita kur 73 vjet me pare kryeministri  Metaksa i ka thene “Jo” ultimatumit te Italise fashiste per te kaluar pa lufte nepermjet Greqise.

Duke ju kundervene neonazisteve ne nje zone tjeter te Athines qindera protestues anti-fashiste kane organizuar nje miting kunder “Agimit të Arte” , madje kane dashur te marshojne drejt zyrave te kesaj partie ,por jane penguar nga forcat policore qe kishin bllokuar rruget e kryeqytetit.

“Ne demonstrojmë kundër përpjekjeve të Agimit të Artë për të dalë sërish në rrugë dhe të përhapin terrorin. Ne nuk do t’i lejojme ata”, deklaruan protestuesit anti-fashistë.

Fakti se perfaqesues te Agimit te Arte  jane te ftuar ne tribunen e  zyrtareve te larte te shtetit pergjate parades me rastin e festet kombetare kunder fashizmit qe do te zhvillohet ne mesditen e se henen ne Selanik, ka ngjallur reagime te ashpra tek autoritetet  vendore dhe partite politike te majta, te cilat kane deklaruar se mund te mos  marrin pjese ne festime.

Policia greke ka marre masa te jashtezakonshme qe te mos ndodhin incidente si ato para dy vitesh ,kur per  here te pare ne historine e Greqise se pasluftes ,eshte anulluar  parada ushtarake,  pasi mijera qytetare te indinjuar kane bllokuar bulevardin qendror te Selanikut ,para tribunes ku qendronte presidenti Papulias ne shenje proteste per masat e rrepta antikrize.

Top Channel