Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov do të mbërrijë të martën në Athinë
për të marrë pjesë në Forumin greko-rus, për 185 vitet e raporteve
diplomatike mes dy vendeve.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin grek, Lavrov do të takohet me presidentin e Republikës, Karolos Papoulias, kryeministrin Andonis Samaras dhe Alexis Tsipras, kryetar i Syrisës, partia më e madhe në opozitë.

Përveç çështjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Lavrov pritet të diskutojë me interlokutorët edhe për privatizimet që shteti helen ka në plan të bëjë për të rekuperuar defiçitin e tij.

Prej kohësh Greqia dhe Rusia kanë raporte të privilegjuara me njëra-tjetrën, të cilat kanë bërë që disa herë qeveria e Athinës të cënojë marrëdhëniet me Uashingtonin.

Së fundmi ekzekutivi helenas ka vënë në vështirësi raportet edhe me trojkën e Bashkimit Evropian, BQE-së dhe FMN-së, për shkak të masave anti-krizë që i kërkohen të zbatojë.

Kjo bëri që një ditë më parë delegacioni ndërkombëtar të shtynte për më 4 nëntor vizitën e planifikuar në Athinë. Trojka kërkon masa të reja për të rekuperuar dy miliardë euro për shkak të kalimit të tavanit të shpenzimeve publike.

Gjithashtu, kreditorët kërkojnë që të reduktohen pasojat e gropës që do të krijohet për aplikimin e taksës unike mbi pronat e tundshme.

Top Channel