Zbulimit të skandalit të përgjimeve nga Shërbimi Amerikan NSA i shtohet
edhe një faqe tjetër. Tarraca e ambasadës amerikane në Athinë është
qendër përgjimi.

Lajmin e publikon revista gjermane ‘Der Spiegel’ qe hedh drite mbi pergjimet amerikane ndaj qytetareve te thjeshte, ndersa gazeta greke ‘Ta Nea’ e se martes, publikon dhe fotografine perkatese me aparatin e pergjimit te fsheur nen nje panel ne tarracen e kesaj ndertese. Informacioni ne fjale ndodhet tek nje nga dokumentat e sherbimit amerikan NSA qe permban elemente prej te dhenave qe u zbuluan nga ish-agjenti i sherbimeve sekrete amerikane Eduard Snowden.

‘Spiegel’ publikon nje dokument, sipas te cilit, ekzistojne grupe te veçanta te pergjimit dhe perqendrimit te informacionit te quajtura ‘Special Collection Service’, ne te cilat bejne pjese agjente te NSA, CIA –s dhe sherbimeve te tjera sekrete qe veprojne ne 80 shtete te planetit, 19 prej te cilave jane ne Europe. Ne listen europiane shfaqet e para Athina, ku perveç grupit SCS ekziston edhe nje aparat pergjimi qe funskionon ne largesi pa qene e nevojshme te drejtohet nga agjente,ndersa theksohet se vetem ne Athine, Moske dhe Viene ekzistojne edhe grupet, edhe aparatet e pergjimit, kurse ne Milano jane vendosur vetem pergjuesit pa personel shtese. Ne te njejtin dokument theksohet se agjentet perkates punojne nen fshehtesi te plote dhe me nje status te azilit diplomatik ne dhomat speciale te ambasadave te cilat jane ndertuar dhe konstruktuar veçanerisht per keto pergjime.

Sipas ‘Spiegel’, keto grupe jane te pajisura me aparaturat e pergjimit me moderne qe mund te ekzistojne, te cilat zakonisht vendosen ne tarraca ndertesash te larta dhe mbulohen me panele apo ndertime te tjera siç ishte rasti i ambasades amerikane ne Athine. Lajmi i ekzistences se aparaturave dhe grupeve te pergjimit eshte pritur me reagime nga shtypi vendas, qe nuk le pa permendur vitin 2006 kur u zbulua se pergjoheshin telefonat e kryeministrit Karamanlis, gjysmes se qeverise se tij dhe rreth 100 personave te tjere, midis te cileve edhe shume gazetare, por asnje pergjigje nuk eshte dhene ende shtate vjet me pas per kete skandal prej organeve perkatese.

Top Channel