Bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë në Nju Jork kanë ngecur në vend.

Përfaqësuesi zyrtar grek, Adamantuios Vasilakis, ka propozuar për diskutim një variant të ri; “Maqedonia sllavo-shqiptare”.

Ky propozim nga ndezur jo pak diskutimet në Maqedoni, ku zëdhënësi i i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, është shprehur kundër këtij varianti.

Sipas tij, propozimi largon edhe më shumë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Propozime të tilla ndikojnë negativisht në procesin e negociatave me Greqinë, përderisa si parti nuk na ka mbërritur asnjë njoftim zyrtar”.

Në fakt, deri tani njihen tri propozimet e Methju Nimiç, të dërguarit të OKB-së për çështjen e emrit. Ato janë: “Republika e Maqedonisë së Epërme”, “Republika e Re e Maqedonisë” ose “Republika e Maqedonisë së Re” dhe i treti “Republika e Maqedonisë-Shkupi”.

Top Channel