Kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanoviç, shprehu bindjen se vendi i tij do të jetë anëtari i ardhshëm i NATO-s.

Sipas Djukanoviç, anëtarësimi i plotë i fqinjëve tanë veriorë në koalicionin më të madh ushtarak në botë do të kontribuonte për garantimin e paqes dhe qëndrueshmërisë politike në Ballkanin Perëndimor.

“Anëtarësimi në NATO është objektivi ynë i parë politik, por rëndësia e tij është vendimtare edhe në aspektin ekonomik, pasi do të garantonte përthithjen e investimeve të mëdha të huaja”, tha Djukanoviç përpara parlamentit.

Sipas kryeministrit, në këtë moment vendimtar për vendin është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të bashkohen në objektivin e anëtarësimit në NATO.

“Pa dyshim, anëtarësimi nuk varet vetëm prej nesh, por nga pikëpamja e aleancës, shanset tona do të rriteshin në mënyë deçizive nëse do të kishte një aleancë të fortë brenda vendit për këtë objektiv”, shtoi Djukanoviç.

Top Channel