Policia kufitare bullgare sekuestroi një sasi rekord prej 73,3 kilogramësh kokainë, në një makinë që po tentonte të kalonte në territorin turk.

Vlera e sasisë së kokainës së sekuestruar llogaritet në rreth 3,5 milionë euro.

Autoritet bullgare njoftuan se kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në pesë vitet e fundit.

Drejtuesi i automjetit, një shtetas bullgar, u arrestua në flagrancë.

Top Channel