Sëmundja profesionale “Lazarati”

31/10/2013 00:00

Lazarati, përveçse kultivues është kthyer edhe në një qendër të
përpunimit të hashashit. Çdo ditë atje me mijëra persona shkojnë për të
punuar dhe fituar disa lekë më shumë.

E ndersa shteti as nuk leviz per te ndalur kete fenomen, ju mbetet vetem mjekeve te spitalit per te trajtuar semundjet profesionale te perpunuesve te hashashit. 700 persona kryesish femra jane paraqitur ne spital per shkak te intoksimimit nga hashashi.

Mjeku i urgjencës Hysni Lluka thotë se ka patur edhe raste të sulmeve kardio-vaskulare.

Mosha e punëtorëve varion nga 14 vjeç në 65 vjeç dhe numri i të miturve shkon në gati 40% të totalit. Nuk mungojnë rastet kur nënat e reja shoqërohen nga fëmijët e tyre të mitur gjatë punës së përditshme në Lazarat. Që prej fillimit të  verës së sivjetshme dhe aktualisht në Lazarat janë duke punuar më shumë se 2000 punëtorë  cdo ditë.

Top Channel