Pasi FRD pranoi ftesën për bashkëpunim me kandidatin e së majtës për bashkinë e Korçës, zv.kryeministri Niko Peleshi dhe sekretari i përgjithshëm i FRD, Gazmend Oketa kanë dalë së bashku para mediave në këtë qytet, duke vlerësuar bashkëpunimin e arritur.

E ndërsa zv.kryeministri Peleshi ka theksuar se tashmë ka nisur të fryjë një erë e re në politikë, Oketa ka mbajtur një qëndrim neutral sa i takon thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy partive politike.

“E kemi pritur këtë bashkëpunim. Ka filluar të fryjë një erë e re në politikën shqiptare”, ka deklaruar Peleshi. “Bashkëpunimi ynë për zgjedhjet në Korçë nuk është politik”, ka sqaruar Oketa nga ana tjetër.

Ftesa për bashkëpunim mes PS dhe FRD për bashkinë e Korçës u bë publikisht nga kandidati i së majtës Sotiraq Filo, ndërkohë që një ditë më vonë erdhi edhe përgjigjia pozitive nga FRD.

Top Channel