Shqetësim të madh ka shkaktuar tek Qeveria greke dhe gjithë partitë
politike vrasja e dy anëtarëve të Partisë Neonaziste Agimi i Arte dhe
plagosja e një të treti nga dy persona të panjohur me motoçiklete që
kanë qëlluar  jashtë zyrave të kësaj force politike në lagjen ‘Neo
Iraklio’ të Athinës të premten në mbrëmje.

Ekzekutimi i dyfishte i oreve te fundit vjen 40 dite pas vrasjes se aktivistit Pavlos Fisas, nga nje anetar i Agimit te Arte, qe u be shkak per fillimin e nje lufte nga ana e Qeverise greke per te goditur dhe shkaterruar partine neonaziste. Disa krere te saj jane ende ne burg ne pritje te gjyqit me akuzen per pjesmarrje ne oprganizate kriminale, 6 deputeteve u eshte hequr imuniteti per t’u hetuar, ndersa Parlamenti ka votuar per bllokimin e subvencioneve shteterore .
 
Por ne gjirin e qeverise shfaqet problematika se hapja e keti cikli te pergjakshem te dhunes politike qe ka filluar ne Greqi mund te destabilizoje  situaten dhe te kercenoje qetesine demokratike.

“Vrasësit, kushdo që janë ata, do të perballen pa pike meshire nga demokracia jone, nga drejtesia dhe nga shoqeria greke e bashkuar .Le ta dinë te gjithë këtë”, tha Simos Kediglou, zëdhënësi i Qeverisë.
 
Me titull “Provokim-12 plumba demokracise”, ka dale sot gazeta ‘TA NEA’.”Ekzekutim me synim stabilitetin –titullohet editoriali i gazetes “Ethnos”. Te gjitha forcat politike ne vend kane denuar vrasjen,ndersa nga burgu lideri i Agimit te Arte ka deklaruar se ministri i Rendit dhe zyrtaret e policise greke i lane duart e tyre me gjak.
 
Specialistet e antiterrorit kishin informacione per nje goditje te re me motive politike dhe vrasja e te riut antifashist ishte nje shtyse per pershpejtimin e ketij sulmi vleresojne ata, duke sjelle ne arenen politike greke perplasjen e dy skajeve qe kercenon hapur demokracine dhe stabilitetin politik.
 
Ekspertet besojne se behet fjale per nje  sulm terrorist dhe po hetojne videot nga kamerat e sigurise,ndersa presin dhe rezultatet e analizave balistike per 12 gezhojat e gjetura ne vendin e vrasjes, por nuk perjashtojne njekohesisht edhe pista te tjera.

Top Channel