Paul Walker, Drejtori i Sigurise se Mjedisit dhe Qendrueshmerise ne
“Green Cross International”,  një intervistë ekskluzive per Top Channel
ka pohuar se kanë qenë autoritetet Amerikane ato të cilat i kanë
konfirmuar atij se  Shqipëria është një prej shteteve të mundshme për
shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, bashkë me Francën dhe Beligjkën.

Paul Walker: Kur unë i pyeta pse Shqipëria, pse Franca, pse Belgjika, ata thanë: këto janë tre vende që ndodhen ne Europën Perëndimore, që nuk janë shumë larg. Pra është tërësisht një ccështje e kufizimit të distancave të transportit. Këto janë tre vende që ata menduan se do të mirëpresin një projekt kaq të madh si ky. Të tre vendet natyrisht, përfshirë dhe Shqipërinë janë vende ku ata e ndiejnë që ka një lloj eksperience në çmilitarizimin e armëve, veçanërisht në shkatërrimin e armëve kimike. Ne e dimë që Shqipëria ka kryer një program të shkatërrimit të armëve kimike në vitin 2007 me sukses. Po ashtu Shqipëria ka pasur një program të shkatërrimit të armëve konvencionale.

Top Channel: Duke qëndruar tek eksperienca e vitin 2007, ju besoni realisht që Shqiperia i ka potencialet njerezore dhe makineritë për këtë proces?

Paul Walker
: Duhet të mendohet me kujdes se ku do të zhvillohet ky proces. Do të përdoret shumë ujë, shumë burime, shumë energji elektrike. Kërkohet shumë nxehtësi. Do të jetë një proces shumë industrial për mijëra ton armë kimike. Armët kimike janë shumë toksike. Për këto mijëra ton armë ju nevoitet akses në rrugë. Varet se si  do të vijnë në një vend si Shqipëria. Mund të vijnë me anije, mund të vijnë me avion ushtarak. Ju duhen pra aeroporte dhe porte për t’i pritur këto ngarkesa. Por ajo qe dua te theksoi dhe njehere dhe qe eshte me e rendesishma eshte qe ky process  ka nevoje per energji elektrike dhe uje.

Top Channel
: Nese diçka nuk shkon siç duhet gjate procesit, cili eshte rreziku qe i kanoset qytetareve?

Paul Walker
: Rreziku me i madh eshte qe një pjesë e këtij lëngu toksik do të rrjedh nga sistemi. Është një kimikat i helmët dhe mund të shkaktoje dëme mjedisore. Nuk mund ta pini, nuk mund ta lini të derdhet ne burimet ujore, lumenj e dete. Ju duhet ta bllokoni. Mund te kete disa ndikime te vogla ne shendetin publik dhe në mjedis. Duhet te pastrohet nese ka derdhje te tilla. Nuk ka ndodhur ndonjehere ne Shtetet e Bashkuara dhe rreziku eshte shume i vogel.

Top Channel: Cfare do te perfitoje Shqiperia nga ky proces?

Paul Walker: Avantazhi për Shqipërinë do të jetë ndërtimi i infrastruktures industriale nëse do të zgjidhni vendin e duhur ku do të bëhet ky proces si dhe padyshim do të sjell punësim. Ky proces do të vazhdoi për disa vite mendoj. Ne flasim për mesin e vitit 2014 si afatin e shkatërrimit. Nëse Shqipëria do të ketë vullnetin për ti pranuar do të ketë një rrezik minimal por nga ana tjetër edhe shumë mundësi ekonomike.

Top Channel