Qeveria e Serbisë thotë se Brukseli duhet ta thotë fjalën e fundit për zgjedhjet në veri. Por, sipas tyre, askush nuk do të mund ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve kur qytetarët janë kërcënuar dhe procesi është ndërprerë dhunshëm.

Mbrëmjen e së dielës forcat e EULEX-it, por edhe KFOR-i patrulluan në veri të Kosovës. Në shkollën “Sveti Sava”, në qendrën e veriut, mbërritën hetuesit dhe qytetarët u mblodhën nëpër rrugë.

Në konferenca të ndryshme shtypi, politikanët kanë komentuar sulmin. “Një grua është lënduar rëndë pasi është goditur me karrike dhe një grua tjetër ka plagë të hapura në pjesën e sipërme të trupit. Kjo tregon brutalitetin e agresorëve”, ka deklaruar Krstimir Pantiç, nga Lista Qytetare Serbe.

Pas largimit të përfaqësuesve të OSBE-së nga vendi i ngjarjes, kjo organizatë ka vlerësuar se zgjedhjet ishin të suksesshme deri në orën 17.00 dhe pjesëmarrja ishte e kënaqshme. Por, OSBE nuk ka kërkuar ndërprerjen e procesit.

KQZ në një njoftim ka bërë të ditur se vendimi do të merret vetëm pasi të jenë parë materialet zgjedhore. Pak orë para ndërprerjes së procesit, pjesëmarrja e votuesve shqiptarë që jetojnë në veri ishte më e madhja, diku tek 70 me 30 për qind.

Top Channel