“Zhvlerësohet” vota, vetëm 2000 lek

04/11/2013 00:00

Dymijë lekë një votë. Kaq ka kushtuar vota e një studenti të qytetit të Korçës për kandidatin e majtë për postin për kryetar bashkie të këtij qytetit, zotin Sotiraq Filo.

Fiks Fare zbuloi  abuzimet e Shtabit Elektoral të kandidatit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e së dielës në Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo.

Edhe pse kjo forcë politike ishte favorite në fitoren në këtë qytet, për të thelluar më shumë fitoren anëtarë të shtabt elektoral të Filos, nën siglën e Rilindjes kanë paguar studentët që kanë ardhur nga Tirana për të votuar.

Kamerat e Fiks Fare kanë filmuar të gjithë procesin e pagesës që u është bërë studentëve në këmbim të votës.

Korça pas zgjedhjeve të ditës së dielë njihet me emrin e ri të kreut të Bashkisë. Sotiraq Filo, kandidat i Partisë Socialiste fitoi kundrejt Sotiraq Stratobërdhës, kandidat i Partisë Demokratike.

Siç ishte parashikuar, fitorja e Filos  sipas KQZ-së ishte me një numër të madh votash kundrejt kundërshtarit të tij.

Taktikat e përdorur nga Partia Socialiste për të thelluar fitoren në këtë qytet u zbuluan nga kamerat e fshehta të emisionit Fiks Fare.

Shtabi i PS-së nuk mund të linte çdo gjë në mëshirë të fatit duke kontribuar edhe vetë, sipas mënyrës së tyre, në fitoren e thellë të kandidatit Sotiraq Filo.

Një shtab pune i ngritur posaçërisht për fushatën janë kujdesur deri në detaje. Qëllimi kryesor për ta në këto zgjedhje ishte votim i studentëve korçarë  që vazhdojnë studimet e larta në Tiranë. Mënyra për t’i tërhequr drejt kutive të votimit, ishte mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit gjatë fundjavës, pra, 2000 lekë të reja për çdo votë pro PS-së.

Gazetarët e Fiks Fare kanë zbuluar me detaje mënyrën se si shtabi i PS-së operonte me studentët, të cilët më përpara kontaktoheshin në telefon, ku u tregohej fillimisht që duhet të votonin e më pas të shpërbleheshin.

Të gjithë studentët që do të votonin kandidatin e PS-së ishin të regjistruar në një listë të cilën e mbanin disa të rinj, anëtarë të shtabit të zotit Filo. Në këto lista studentët ishin të regjistruar me numra telefoni celular.

Pasi verifikonin që studentët kishin votuar nëpërmjet bojës në gishtin e madh të dorës, atëherë bëhej pagesa prej dymijë lekësh.

Gazetarët e Fiks Fare arrijnë të komunikojnë vetë me disa studentë të cilët pohojnë se janë kontaktuar në telefon nga shtabi i PS-së së Korçës në bazë të një liste të përpiluar nga vetë ata ,  ku dhe u është komunikuar shpërblimi prej 2000 lekësh të reja në shkëmbim të votës.

Të gjithë këta studentë të cilët ishin telefonuar nga shtabi i PS-së dy ditë përpara ditës së zgjedhjeve, drejtoheshin tek zyra e ngritur posaçërisht për të marrë shpërblimin prej 2000 mijë lekësh të reja.

Si zyrë për të tërhequr lekët e votimit shërbente një shtëpi në një lagje të Korçës. Studentët me kartën e tyre të identitetit drejtoheshin tek kjo zyre ku u mbaheshin shënim të dhënat, si dhe numrat e telefonit.

Studentët që nuk kishin emrin në listë nuk përfitonin shpërblimin

Biseda me dy vajza korçare, studente në Tiranë

Studentja – Mua më thanë, biles i takova atje  tek qëndra e votimit. Votove? Po po, i thashë unë pa merak edhe më tha biles ma jep cik emrin që të ashtu, që të them që votove, nuk është se do vemë vet. Mjafton dhe atje te dera të rrish, i kupton të tëra nuk është e nevojshme, ca është ky 2 mijë leksh që hyn e del. Tek  Dolce Vita rrugica këtu ku iken për te 3-shi, te Folia. Kemi ikur me studime të gjithë  në Tiranë dhe nuk kthehemi më. Gabim, në Korcë Partia Socialiste jep shuma lekësh që unë të votoj për ta.

Fiksi – Sa lek do t’u japin ju ata ?

Studentja –  20 mij ( të vjetëra)

Fiksi – Po pak janë

Studentja – Po vetem rrugën që të vesh e të vish, sepse s’vinë të votojnë njëhërë, është p.sh si në Selanik, e marrin ata që janë emigrant dhe paguajnë vetëm rrugën , nuk është se japin lek…Nuk ka shumë votues.

Biseda me dy qytetarë korçarë të cilët na tregojnë ku ndodhej zyra e PS-së që ndante lekët

Fiksi – Ku është ajo selia, se s’po e gjej tamam se…. selia e PS, se do marrë ca lekë?

Banor i Korçës – Kjo këtu thua

Fiksi –  Jo, që do merrja lekët .

Banor i  Korçës –  Aaaaaa , është nga rruga tjetër… do ikësh drejt.

Fiksi – Këtej ?

Banor i  Korçës – Po

Fiksi
– Është e sigurt që është këtej se mua më thanë këtej?

Banor i Korçës – Po e sigurt është, jo jo  ja si ta shpjegoj, drejt e ke majtas.

Fiksi – Unë jam studente dhe më thanë që hajde voto e të japim lekët.

Banor i Korçës – Ku votove? Në cilën lagje?

Fiksi
– Ëë?

Banor i Korçës –  Në cilën lagje voton ,ku e ke emrin se ti duhet ta dish?

Fiksi – Ore, unë jam për një shoqe.

Banor i Korçës – Aha…

Fiksi – Po më tha ajo shko se s’kam ëë…. Lagjja nr.4

Banor i Korçës –  A lagjja nr.4 . Rruga drejtë e ke majtas.

Biseda me anëtarët e shtabit të RILINDJE-s

Studentja : Miredita! Si jeni? ….. quhem.

Stafi i Rilindjes: Si? Ju kanë lajmëruar?

Studentja : Po më kanë marrë në telefon, ku më thanë që pasi të votoja duhet të vija të paraqitesha këtu.

Stafi i Rilindjes: Po (pohon me kokë)  Numrin e telefonit.

Studentja: 06……

Stafi i Rilindjes: Po përderisa je njoftuar duhet te jesh në rregull, se na duhen dhe për herë të tjera ëëëë….

Studentja : Po patjetër!

Stafi i Rilindjes : Ju faleminderit që na mbështesni!
………………

Studentja: Si jeni mirë! Erdha përsëri se solla  këto gocat e tjera që s’e dinin.

Stafi i Rilindjes: Si e keni emrin? Hidhni një firmë këtu dhe shikoni është numri yt këtu?
Votuesja: Po, faleminderit e mirupafshim!

Stafi i Rilindjes : …… të kanë njoftuar në telefon?

Studentja: Po

Studentja 2: Mua ma sollën emrin?

Stafi i rilindjes: Jo jo s’ka ardhur, po ashtu siç folëm në telefon .

Stafi i Rilindjes : Nuk ka ……

Stafi i Rilindjes: Si si e ka? Kush të ka sjell ty?

Studentja : ……

Studentja : Mund të largohem unë nëse s’e gjeni emrin?

Stafi i Rilindjes : Ja prit dhe pak të lutem!

Studentja: Ja ……

Stafi i rilindjes : Ky është numri, ju kanë marrë  në telefon edhe ty edhe vëllain?

Studentja :Po

Stafi i Rilindjes: ( pyesin njëra – tjetrën nëse e kanë emrin në listë të studentes)

Fiksi : 06…….. kush e ka?

Stafi i Rilindjes: Unë  e kam (vajza me shall).

Fiksi : Ky numër na ka marrë ne. (Një student thërret një nga vajzat e stafit të Rilindjes duke i treguar një emër)

Stafi i Rilindjes : Po pra po nuk e kam fare as tek emigrantët, as tek studentët.

Stafi i Rilindjes : Kur je lajmëruar?

Studentja :  Pardje.

Stafi i Rilindjes A: Të premten në darkë. Ku është ajo me të verdhë (listë) , që e kishim me shtesa?
B – Ajo mos është në kompjuter?
A – Epo shihe aty në kompjuter.
………………

Stafi i Rilindjes : Në qershor keni erdhur, keni tërhequr??

Studenti: ….

Stafi i Rilindjes: Kush ju ka marr në telefon?

Studenti: Urdhëro!

Stafi i Rilindjes : Ju kanë marrë në telefon?

Studenti: Po na kanë lajmëruar…

Stafi i Rilindjes: Kush ju ka lajmëruar?

Studenti : Po nuk e di, më lajmëruan.

Stafi i Rilindjes: Vajzë, mashkull?

Studenti : Vajzë ishte.

Stafi i Rilindjes : I mbani mend emër apo mbiemër?

Studenti : Jo!

Stafi i Rilindjes :( kërkojnë nëpër lista) Nuk ka  …. Nuk kam as numrin tuaj të telefonit.

Studenti: Mirupafshim!

Top Channel