Një sasi prej 525 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u sekuestrua mbasditen e së hënës në një plazh të izoluar në ishullin Lefkadha, në afërsi të Prevezës.

Sipas policisë greke, lënda narkotike ishte fshehur në banesën e një shtetasi grek, i cili dhe u arrestua. 48-vjeçari u tha agjentëve se droga ishte e një shtetasi shqiptar dhe një personi tjetër, për të cilin autoritetet thonë se nuk e dinë shtetësinë.

Këta persona janë shpallur në kërkim, por deri në orët e vona të së hënës nuk është bërë i mundur arrestimi i tyre. Policia greke thotë se droga ishte dërguar në ishullin e Lefkadhës me veturat e personave të dyshuar si anëtarë të organizatës dhe prej andej do të shpërndahej në gjithë Greqinë.

Policia helene dyshon se gjatë dimrit pritet të dërgohen drejtë Greqisë sasi të mëdha droge, pasi për shkak të zgjedhjeve në Shqipëri, policia nuk mundi të ndalonte kultivimin e sasive të mëdha të drogës në vend.

Top Channel