Një sondazh, që sipas ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu është bërë
nga vetë ai, tregon korrupsionin në gjyqësor si problemin më të madh në
drejtësi.

Edhe pse të korruptuarit nuk përfaqësojnë gjithë sistemin, sipas diplomatit amerikan disa gjykatës sot duhet të ishin në burg.

“Cila ka qenë sfida më e madhe e gjyqësorit? Ndoshta korrupsioni në polici, kështu do përgjigjesha. Përsëri besova se disa do të spikasnin për jo efikasitetin, por sërish nuk ishte kjo gjë nga ana e prokurorëve. Përgjigja më e madhe që unë mora ishte, gjyqësori dhe gjykatësit. Dhe e them se ky sondazh mund të mos jetë shkencor, por pasqyron atë mendim që kanë shumica e publikut në Shqipëri. Pastaj mendova se kjo nuk është e drejtë kundrejt gjykatësve dhe ne të gjithë e dimë që ka disa gjyqtarë të korruptuar që duhet të ishin në burg, të gjithë e dinë këtë. Por pjesa më e madhe e gjykatësve nuk bien në këtë kategori, sepse nuk është thjesht një problem i gjykatësve, por problem i shoqërisë dhe shtetit ligjor”, tha ambasadori Aleksander Arvizu.

Ne simpoziumin e organizuar nga Ambasada Amerikane per politikat që duhen ndjekur ne gjyqesor, merrte pjese edhe Presidenti i Republikes Bujar Nishani, i cili pranoi faktin se ne gjyqesor ka te korruptuar, por shtoi se duhen promovuar te perkushtuarit. Per Presidentin, kjo eshte sfida e se ardhmes.

“Sfida midis perceptimit dhe realitetit. Për fat të keq, ne shqiptarët e kemi këtë sfidë të madhe me tërë problematikën dhe me tërë mënyrën e funksionimit të shoqërisë sonë. A është sistemi gjyqësor dhe në tërësi sistemi i drejtësisë në Shqipëri i korruptuar? Personalisht nuk do të merrja kurajon të thoja ‘po’. A kemi ne gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar në sistemin tonë të drejtësisë? Do të thoja me zë të lartë ‘po’. Por a kemi ne gjyqtarë dhe prokurorë kurajozë, të dashuruar dhe të lidhur me profesionin? Do të thoja me zë të lartë ‘po'”, tha Nishani.

Mosndëshkimi i korrupsionit brenda vetë sistemit të drejtësisë ka qenë një kritikë e vazhdueshme për sistemin dhe vetë institucionin, që merret me kontrollin dhe emërimet e gjyqtarëve, siç është Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Top Channel