Bosnje-Hercegovina ka humbur pothuajse gjysmë milionë banorë në 20 vjet, treguan të dhënat e regjistrimit zyrtar të popullsisë, të publikuara këtë të martë.

Sipas censusit të realizuar prej autoriteteve boshnjake në datat 1-15 Tetor, numri i përgjithshëm i banorëve rezidentë është 3 791 662.

Pavarësisht një lindshmërie të lartë, Bosnja vuan një shkallë edhe më e lartë emigracioni për shkak të kushteve të vështira ekonomike, pa harruar edhe dëmin që shkaktoi në popullsi lufta për pavarësi në vitet 1992-95, ku rreth 200 mijë boshnjakë mbetën të vrarë.

Në censusin e fundit, të zhvilluar në Mars 1991, popullsia e Bosnjes rezultonte në 4,37 milionë banorë, nga të cilët 43% boshnjakë, 31% serbë, 18% kroatë dhe 5% të deklaruar jugosllavë.

Top Channel