Policia ka zbarkuar me forca të shumta në Bulqizë për të luftuar
kontrabanden e kromit një vend. Heret në mëngjesin e së mërkurës nga
komisariati i Mirditës u ndaluan dhe sekuestruan tre kamionë të tjerë me
krom.

Baza ligjore në të cilën policia është duke punuar mbetet kontrolli i dokumentacionit perkates qe duhet te kete firma qe operon ne kete treg. Policia ka ngritur akuzat e kontrabandes, fshehjes se te ardhurave dhe falsifikimit te dokumentave.

21 kamione te bllokuar ne 24 oret e fundit kane patur vetem nje fature shoqerimi te mallit, por ku nuk eshte e shenuar ne baze te ligjit sasia dhe vlera e tij. Kjo per policine, perveç fshehjes se te ardhurave dhe mospagimit te tatimit, eshte dhe falsifikimi i dokumentit. Policia ka referuar te gjithe rastet ne prokurorite e rretheve dhe i ka derguar firmat dhe administratoret e tyre per ndjekje penale.

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri thote se se do te shtoje akoma me shume forca ne dispozicion per te frenuar perfundimisht kete kontrabandë, e cila sipas tij, dyshohet t’i kete shkaktuar deme te medha buxhetit te shetit dhe ekonomise se vendit.

Policia vazhdon te mbledhe informacionet ne lidhje me kete aktivitet dhe kryen sherbime 24 oresh ne akset kombetare kryesisht ne veri te vendit, ku dhe ka dyshime me te medha se po kryhet kontrabanda e kromit. Policia do te rrethoje te gjitha akset rrugore qe lidhen me Bulqizen, ku edhe eshte pjesa me e madhe e ketij aktiviteti kriminal.

Pak dite me pare ministri i Energjetikes Damian Gjiknuri urdheroi nje aksion te gjere kontrolli ne zonen krommbajtese të Bulqizës. Pas urdherit nje grup i posaçem pune eshte duke kaluar ne site te gjitha subjektet qe ushtrojne aktivitet ne kete zone, ku po verifikohet per ligjshmerine e tyre, por edhe permbushjen e kushteve te kontratave qe keto subjekte kane me shtetin, perfshire sigurine ne pune dhe planin e investimeve.

Ministria e Energjetikes ka bere te ditur se pas perfundimit te aksionit grupi i punes do te hartoje nje raport te hollesishem mbi situaten ne kete zone dhe pas kesaj Ministria do te marre masat perkatese, duke ndaluar subjektet e paligjshme dhe gjobitjen apo anulimin e koncesioneve per ato subjekte qe nuk kane permbushur kontraten.

Top Channel