Greqia është paralizuar përsëri nga një grevë e re e përgjitshme 24-orëshe e nënpunësve të sektorit shtetëror dhe atij privat.

Ne te gjithe vendin ka pasur probleme ne sherbimet e administrates sheteterore dhe lokale, ne banka, gjykata dhe shkolla. Me personel sigurimi punojne spitalet dhe qendrat shendetsore,transporti urban ka njoftuar per nderprerje te medha per disa ore te dites, anijet e linjave nuk lundrojne, mediat heshtin per disa ore, ndryshime dhe anulime fluturimesh kane njoftuar disa shoqeri ajrore.

Sindikatat  e sektorit privat protestojne per politikat pa rrugedalje te Qeverise duke kerkuar masa per perballimin e papunesise dhe rifitimin e te drejtave te humbura te punetoreve ne vitet e fundit. Perkrah tyre edhe Unioni i Sindikatave te sektorit shteteror kundershton masat e rrepta per pushimet nga puna,rritjen e papare te taksave,reduktimet e reja ne paga.

Greva zhvillohet vetem nje dite pas ardhjes se eksperteve te troikes per te inspektuar se ku ndodhet vendi ne permbushjen e angazhimeve të tij per paketen e shpetimit, ndersa specialistet e huaj jane pritur me protesta nga disa grupe nenpunesish, te cilet madje kane hedhur edhe monedha ndaj tyre apo parrulla kunder politikave te qeverise.

Athina zyrtare ka kundershtuar kerkesen e trojkes per masa te reja kursimi ne menyre qe te perballohet nje boshllek fiskal ne vitin e ardheshem, ndersa kreditoret nga ana e tyre  do te inspektojne perveç te tjerave  ecurine e zbatimit te reformave, ristrukturimin e disa kompanive shteterore,privatizimet, çështjen e taksës unike për pasurinë e patundshme, si dhe korrigjimet e metejshme ne sistemin e sigurimeve shoqërore.

Greqia i ka shpetuar falimentimit vetem fale paketes se ndihmes prej vitit 2010  nga BE, FMN dhe BQE  me vlere prej 240 mld euro ne kembim te shkurtimit te pakten 40% te pagave dhe pensioneve dhe reformave strukturuese te aparatit shteteror.Por masat e ashpra financiare, renia e nivelit te jeteses, recensioni i ekonomise qe vazhdon per te 6 vit rresht dhe papunesia qe ka shkuar ne 28% kane rritur valen e zemerimit te grekeve.

Top Channel