Prej së martës në internet qarkullojnë dy video që tregojnë momentin e ekzekutimit të 2 anëtarëve të Agimit të Artë në Greqi.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mbrëmjen e së premtes më 2 nëntor në qytetin e Athinës. Në njërën prej videove shihen katër militantë të Agimit të Artë që bisedojnë qetësisht anës rrugës, pa patur dijeni se cfarë i priste.

Pak sekonda më vonë, dy prej tyre shohin agresorin me pistoletë që po afrohej me shpejtësi dhe nxitojnë t’u shpëtojnë plumbave, ndërsa dy të tjerët nuk e kishin këtë fat. Ata qëllohen disa herë nga sulmuesi i tyre që para se të largohet sigurohet mirë që ata kanë vdekur. Bilanci: dy të vdekur dhe një i plagosur.

Ndërkohë, video tjetër është shpërndarë nga policia greke. Sërish bëhet fjalë për pamje filmike të kapura nga kamerat e sigurisë, por shumë herë më pak të qarta se pamjet e para.

Askush nuk ka marrë përsipër sulmin ndaj dy aktivistëve të Agimit të Artë, por dyshimet e para bien mbi grupet anarkiste të majta si shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së këngëtarit anti-fashist, Pavlos Fizas, gjashtë javë më parë në qytetin e Selanikut.

Kujdes! Video permban pamje te renda!

Top Channel