Mirditë, grabitet me armë dhe maska kambisti

07/11/2013 00:00

Rikthehen grabitjet me maska. Një kambist është grabitur nën kërcënimin e
armës, teksa dilte nga shtëpia rrethorës 07:00 të mëngjesit të të
enjtes në Mirditë.

Sipas policisë 42-vjeçari Anton Shqasi ka deklaruar në polici se teksa dilte nga banesa e tij kur grabitësit i janë afruar dhe nën kërcënimin e armëve i kanë marrë çantën ku kishte 4 milionë lekë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Top Channel