Policia e Serbisë ka konfiskuar pesë mijë libra nga shkolla fillore e fshatit Raincë në Preshevë. Librat kishin ardhur si donacion nga Kosova për nxënësit, por kjo nuk është e lejuar për Serbinë pasi tekstet e Kosovës nuk mund të përdoren në shkollat shqip.

Drejtori i shkollës “Zenel Hajdini”, Shukri Ymeri dhe qytetarët thonë se shpresojnë që situata të qetësohet. Arsimi shqip në Luginën e Preshevës ka mungesë të librave.

Pas disa marrëveshjeve janë aprovuar disa tekste nga Shqipëria, por vetëm pas heqjes së flamurit nga shkronja F e abetares dhe pas vlerësimit të përmbajtjes.

Top Channel