Aksioni i koduar “Plazhet e Pastra”, nisur kohë më parë nga Ministria e
Mbrojtjes, nuk e ka çuar në fund misionin për pastrimin e bregdetit të
Vlorës nga predhat luftarake të hedhura aty prej Luftës së Dytë
Botërore.

Prej dy ditesh ka nisur nje tjeter operacion bashkepunim midis forcave holandeze dhe atyre shqiptare për të hequr një tjetër sasi të madhe predhash, e cila mendohet se shkon në disa ton.

Dy zhytës hollandeze si dhe një gomone përfshi zhytës shqiptare jane angazhuar në këtë operacion thonë burime pranë forcave të armatosura shqiptare. Aksioni konsiston në heqjen e predhave fillimisht që prej vendit ku gjenden dhe më pas asgjesimin e tyre në ishullin e Sazanit.

Top Channel