Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar përpara ushtarakëve se
SHBA-të janë aleati me i madh dhe më i rëndësishëm për shqiptarët.

Firmosja në OKB e marrëveshjes për çarmatosjen e Asad dhe pjesëmarrja në misionet paqeruajtese, tha Rama, jane detyrim dhe nder per shqiptaret.

“Qeveria jonë i jep rëndësi të posaçme partneritetit strategjik me SHBA-të dhe mishërimi i këtij partneriteti në frontin e NATO-s, nga llogoret e Irakut dhe të Afganistanit tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri, është jo vetëm detyrim i patjetersueshëm, por edhe burim krenarie për ne shqiptarët, sepse ne nuk do ta harrojmë kurrë dhe pa asnjë arsye se falë këtij partneriteti dhe falë SHBA-ve, si miku dhe aleati me i madh i shqiptarëve, sot shqiptarët janë më mirë se kurrë ndonjëherë më parë, kudo ku ata banojnë në rajonin tonë”, tha Rama.

Kryeministri i vendit u shpreh i gatshem te jape te gjithe mbeshtetjen e duhur ndaj kreut te ri te Ushtrise.

“Forcat e Armatosura janë ura e pazëvendesueshme që lidh pazgjishmërisht vendin tonë me NATO-n. Përmes kësaj ure, Shqipëria ka bashkuar fatin e të ardhmes, armët e të sotshmes dhe gjakun e gjeneratës më të re me aleancën e vendeve që ndërtojnë në jetën e tyre të përditshme mbi vlerat e paçmueshme të paqes, lirisë dhe demokracisë”, u shpreh Rama.

Gjeneral Jeronim Bazo, duke cituar Winston Churchill, tha se do te vendose te gjithe kapacitetet e tij ne funksion te nje detyre me perkushtim duke respektuar gjithmone Kushtetuten.

“Do të perifrazoj liderin e sprovuar Winston Churchill, që thoshte se sukseset nuk janë përfundimtare, as dështimet nuk janë fatale, është kurajo njerëzore ajo që bën diferencën. I nderuar zoti Kryeministër vlerësoj besimin tuaj në emërimin tim në krye të Shtabit dhe do ta marr në mënyrë shumë serioze këtë përgjegjësi dhe betohem para jush dhe gjithë pjesëtarëve të FA-së se do të ve të gjitha forcat e mia për të përmbushur me integritet kërkesat e këtij posti të rëndësishëm”, u shpreh Bazo.

 

Top Channel