Forcat e rendit u përleshën me protestuesit jashtë Parlamentit Bullgar në Sofje, raportuan të martën mediat ndërkombëtare.

Disa mijëra protestues ishin mbledhur në një manifestim madhor, me qëllim rrëzimin e qeverisë së majtë që drejton vendin.

Qindra studentë janë vendosur në tenda prej tre javësh përpara Universitetit të Sofjes.

Përkeqësimi i standartit të jetesës dhe korrupsioni janë dy arsyet kryesore që kanë motivuar bullgarët të dalin në këto manifestime.

Bullgaria zhvilloi zgjedhje të parakohshme në muajin Maj, por ato nuk kanë mjaftuar për të qetësuar pakënaqësinë.

Qeveria socialiste e përbërë prej teknokratësh u formua nën drejtimin e kryeministrit Plamen Oresharski, i cili ka humbur shumë popullaritet pas një serie skandalesh që zbulojnë lidhje të dyshuara korruptive të tij me disa prej bizneseve kryesore të vendit.

Një pjesë e protestuesve mbanin në dorë parrulla në të cilat etiketohej qeveria si “Mafie e Kuqe”.

Top Channel