“Armët e Sirisë, çështje e vështirë”

12/11/2013 00:00

Shefi i prezencës së OSBE-së në Shqipëri ka dhënë qëndrimin e tij sa i takon mundësisë për importimin e më pas asgjësim e armëve kimike në Shqipëri.

“Ndoshta është një pyetje e mirë për t’u sqaruar si është cështja tani? Si është debati? Si janë gjërat? Si janë punët? Është një cështje që duhet të vendosë Shqipëria dhe partnerët e saj. Është një cështje e vështirë sepse nga një anë është solidariteti me partnerët me shtetet miq për të ndihmuar popullin e Sirisë, nga ana tjetër kuptohet që këto që po importohen nuk janë lojëra, janë të rrezikshme, ndaj për këtë cështje duhet të merret shtetit shqiptar”, tha ambasadori Rauning.

Këto deklarata Ambasadori i OSBE-së i bëri gjatë një aktiviteti që synon promovimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile. 60 gjimnazistë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit kanë zhvilluar një sërë takimesh me politikanë dhe figura të tjera.  

Të rinjtë kanë mundur të diskutojnë me Ministren e Arsimit mbi problemet e ndryshme që ka ky sektor. Pasqyrimi i ideve të tyre në vendimmarrje është cilësuar prioritar nga Ministrja që e ruajti fokusin tek gjithëpërfshirja e të rinjëve në këtë proces.

Gjimnazistët kanë disktuar edhe me përfaqësues të dikastereve të tjera sic edhe me përfaqësues nga shoqëria civile. Në përfundim ata janë takuar edhe me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Top Channel