Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit

14/11/2013 00:00

Me urdhër të Ministrisë së Mjedisit është ndaluar aktiviteti i peshkimit, për shkak të rrezikut ndaj botës së faunës.

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare, sipas të cilave urdhëri është dhënë nga vetë ministri Lefter Koka, me qëllim mbrojtjen e disa specieve ujore.

Sipas burimeve, pas konstatimeve se llojet belushka dhe korani janë në rrezik zhdukjeje për shkak të peshkimit pa kriter, zoti Koka lëshoi urdhërin.

Peshkimi pa kriter realizohet kryesisht me dinamit, forca shpërthyese e të cilit dëmton jetët edhe të peshqve e gjallesave të tjera që mund të mos preken direkt nga vala e eksplozivit.

Top Channel