Protesta kundër armëve kimike

15/11/2013 00:00

Kur na ndajnë vetëm 2 orë nga momenti kur Kryeministri Edi Rama do të
bëjë publik vendimin për çështjen e armëve kimike të Sirise në Shqipëri,
i gjithe vendi është mbërthyer nga protestat masive.

Por protesta me e madhe dhe domethenese po zhvillohet ne bulevardin “Dëshmorët e Kombit pikerisht para selise se Qeverise shqiptare. Qe ne mengjes heret aty po qendrojne grupe te rinjsh nga universitetet e gjimnazet e Tiranes, qytetare, por edhe te ardhur nga rrethet dhe Kosova, te cilet i kerkojne qeverise per t’i thene ‘jo’ armeve kimike.

Nje pjese e gjimnazisteve te kryeqytetit thone se jane kercenuar dhe ndalur nga drejtuesit e shkollave per te qene pjese e kesaj proteste.

Protestuesit e organizuar permes blogjeve sociale, Facebook-ut dhe Twitter do te qendrojne ne kete shesh deri kreu i Qeverise Edi Rama te jape vendimin perfundimtar mbi kete çeshtje.

Protesta në mbarë vendin

Protesta po zhvillohen edhe Shkodër, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë, ku protestuesit shprehen kundër sjelljes së armëve në Shqipëri.

“Ne nuk i duam armët kimike. E gjithë Korça është kundër armëve kimike . Kemi mesazh për të gjithë qeveritarët, të justifikojnë votat që kanë marrë. Jemi kundër armëve kimike”, thonë protestuesit.

Ndërsa në protestën e Elbasanit ka folur edhe deputeti socialist Ben Blushi.

“Shqipëria ka treguar ndërgjegjje në këtë rast, ka një reagim qytetar, i cili na detyron të mendojmë më shumë se deri tani. Unë e kam shprehur dhe do ta them prapë për shkak të këtij reagimi qytetar, për shkak se ka patur nevojë për më shumë transparencë, ka patur nevojë për një administrim ndryshe të të gjithë kësaj situate, ka patur nevojë për më shumë detaje të zbardhura, besoj që është koha që Qeveria të tërhiqet nga negociatat për këtë cështje, sepse në përgjithësi edhe për shkak të mungesës së transparencës shumica e shqiptarëve mesa duket janë kundër dhe sa për kohë shqiptarët janë kundër Qeveria nuk mund të jetë pro”, u shpreh Blushi.


Bllokohet porti i Durrësit

Një grup i madh të rinjsh, gjimnazistë dhe studentë, por edhe banorë të qytetit të Durrësit bllokuan dy kalimet për në Portin e Durrësit.

Te nxitur prej idese se aty do vijne kamionet me lendet kimike siriane ata kane bllokuar kalimin, duke penguar edhe punen normale te portit. Kompania qe kujdeset per sigurine e portit ka nderhyre menjehere per te penguar hyrjen e protestuesve ne zonen portuale nderkohe qe eshte kerkuar edhe nderhyrja e Policise se Rendit.

Protetuesit perfunduan ne hyrjen e portit pas nje marshimi ne rruget e qytetit. Ata e ndalen marshimin ne hyrjet e portit duke mos lejuar asnje mjet dhe kamion te levize aty.

Pas nderhyrjes se policise dhe duke ndermjetesuar me protestuesit, shumica te rinj, kane hapur kalimin per vijimin normal te punes. Me pankarta ne duar ata premtuan se do rikthehen nese ne kete port do mberijne anijet me lendet kimike.

Top Channel