Roja bregdetare greke rikuperoi trupat e pajetë të 12 personave në afërsi të ishullit të Levkadhës në ujërat e Detit Jon.

Trupat e pajetë të gjetura nga autoritetet greke u përkasin emigrantëve klandestinë që janë përpjekur që nëpërmjet rrugës detare të hyjnë në Greqi.

Dyshohet se ata kanë gjetur vdekjen pas mbytjes së varkës së tyre. Pesë janë emigrantët që i kanë shpëtuar tragjedisë, ndërkohë që kanë nisur kërkimet për gjetjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë humbur jetën nga fundosja e varkës.

Mendohet se varka me emigrantë është nisur nga brigjet e Afrikës Veriore me destinacion ishujt grekë, me shumë gjasa Korfuzin.

Top Channel