Formacioni kundër Bjellorusisë

15/11/2013 00:00

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër për miqësoren e sotme përballë Bjellorusisë.

Porta do të jetë e pandryshueshme, pasi ajo do të mbrohet nga portieri i Lacios, Ertit Berisha. Burime të sigurta pranë kuqezinjve pohojnë për Top Channel se mbrojtja do të pësojë ndryshime, pasi do të ketë emra të rinj.

Përkrah Canës dhe Andi Lilës që janë pothuaj të përhershëm në formacion pritet që bashkë me ta të jenë dhe Renato Arapi dhe Ermir Lenjani, për të cilin kjo do të jetë ndeshja e parë me kombëtaren shqiptare.

Para mbrojtjes do të jetë dyshja Basha –  Lilaj të cilët do të tentojnë të neutralizojnë cdo sulm të bjellorusëve. Mesfusha pritet të përbëhet nga Gashi – Meha dhe Rama, ndërsa në sulm do të jetë Sadiku i vetëm.

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të transmetohet direkt në Supersport në orën 17:00.

Top Channel