OPAK: Do gjejmë alternativa të tjera

15/11/2013 00:00

Organizata për Ndalimin e Armeve Kimike, e kontaktuar nga “Top-Channel” menjëhere pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama informon se “takimi që zhvillohet në Hage, ku do të hartohej plani mes kësaj organizate dhe Damaskut për shkatërrimin e armëve kimike të Sirise nuk ka mbaruar dhe përfundimi i saj nuk është varur dhe as varet nga vendimi i Shqipërisë”.

Më herët, burime të “OPAK”-ut, të cituara nga agjensia e lajmeve “Reuters” thanë se SHBA kanë alternativa të tjera, duke nënkuptuar shtete të tjerë pritës të lëndëve kimike të Bashar Al Assad.

BBC
Lajmi se Shqipëria iu përgjigj:”Jo shkatërrimit të armëve kimike në territorin e saj” bëri xhiron e botës, pak minuta pas përfundimit të konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama, i cili iu drejtua të gjithe shqiptarëve, edhe atyre qe prej dy ditesh protestonin përpara selisë së kryeministrin. “BBC” shkruan se vendi ballkanik ka shkatërruar arsenalin e tij kimik dhe Shtetet e Bashkuara i kërkuan çmontimin e arsenalit të Sirisë. Sipas “BBC”, takimi i Organizates për Ndalimin e Armeve Kimike u shtyu për disa orë, në pritje të vendimit të Tiranes. Sipas reporterit te “BBC”-se, Sebastian Usher, “OPAK” duhet te dale me nje alternative tjeter sepse afati për një planin e detajuar te shkaterrimit skadon te premten.

REUTERS
Agjensia prestigjoze e lajmeve “Reuters“: “Shqipëria rrëzoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të qenë një vend prites, ku do të ndodhte shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë”. Kryeministri i vendit anëtar të NATO-s tha se është e pamundur për Shqipërinë të jetë i përfshirë në këtë operacion”.

FOX NEWS
Pas vendimit të Tiranes zyrtare, “FOX News” citon deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqiperi ku thuhet se: “SHBA respekton vendimin e Shqipërise dhe është besimplotë se përpjekjet për të shkatërruar armët kimike do të vazhdojnë brenda afateve për të cilat është rënë dakort”.

NPR
Edhe “National Public Radio” i referohet deklarates se kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke thënë se kjo ishte një goditje e rënde për përpjekjet ndërkombëtare për ta shkaterruar arsenalin e armëve kimike siriane në mes të vitit 2014.

RT
Rrjeti Televiziv rus “Russia Today” shkruan për vendimin e Tiranës zyrtare, duke thene se “Jo” përkon me afatin e fundit, 15 Nëntorit kur do të vendoset për planin e shkatërrimit të armëve kimike të Damaskut. “Shqipëria”, shkruhet në faqen e internetit të televizionit rus, “po shqyrton mundësine për të patur një impiant të çmontimit me kërkesë të SHBA-së, megjithatë një burim i OPAK tha se SHBA kane emra të tjerë alternativë”.

TORONTO STAR
Gazeta kanadeze “Toronto Star” shkruan se deklarata e Rames u pershendet nga thirrje gezimi nga 2 000 protestuesit qe ndodheshin perpara zyres se kryeministrit Rama, i cili kundershtoi planin e shkaterrimit te armeve kimike ne Shqiperi.

CORRIERE DELLA SERA
Gazeta pretigjoze italiane dhe media te tjere ne vendin fqinj shkruan se ndoshta ishin pikerisht protestat qe shtyne ne marrjen e nje vendimi negativ per lendet kimike siriane.

Top Channel