Antidroga greke ka sekuestruar plot 1.4 ton kanabis që sipas policisë ka
ardhur nga Shqipëria.Në njoftimin për shtyp, policia thotë se na pranga
janë vënë dy persona, një grek 45 vjeç dhe një 43-vjeçar shqiptar,
kurse në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë, një grek dhe një
shqiptar.

Sipas policise, droga ishte ngarkuar ne vendin e quajtur Kalpaq ne kufirin shqiptaro-grek dhe ne vazhdim do te dergohej ne bordin e nje furgoni, ne Athine.Per te siguruar qe policia nuk do te ndalonte furgonin,ate e shoqeronin dy anetare te organizates me veturat e tyre, te cilat u sekuestruan prej agjenteve. Aksioni i policise greke u krye ne vendin e quajtur Nafpakto, pak kilometra larg Patras.

Dy te arrestuarit u derguan ne Gjykaten e Mesologjit,e cila vendosi t’i lere ne burg,ndersa hetimet i ka marre ne dore antidroga e janines.Qe nga fillimi i vitit,afro 8.5 tone droge jane sekuestruar nga sektori antidroge i Janines dhe jane arrestuar 367 persona,ne 267 dosje penale te trafikut te lendeve narkotike.

Top Channel