Çështjet e hapura në fushën e ekonomisë dhe thellimi i bashkëpunimit në këtë sferë kanë qenë temë e diskutimeve në Komitetin për bashkëpunim ekonimik mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Në këtë takim që u mbajt në Shkup, ministrat e Ekonomisë të dy vendeve diskutuan gjatë për bllokimin e pikës kufitarë të Bllacës dy muaj më parë, por edhe për masat që duhen ndërmarrë që një situatë e tillë të mos përsëritet.

“Qëllimi i takimit të sotëm është që mos të lejojmë që në të ardhmen të ndodhin masa të tilla. Ne biseduam me ministrin. Ajo që ndodhi në të kaluarën ndoshta ishte një veprim i shpejt i të dy qeverive. Sot kemi konstatuar se ekzistojnë çështje të hapura por ato janë të karakterit minimal. Most ë keqkuptohemi janë cështje tejet të vogla që nuk cënojnë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve”, deklaroi ministri maqedonas Valon Saraçini.

Në takim është hapur edhe çështja e autostradës Prishtinë-Shkup. Pala kosovare ka paralajmëruar fillimin e punimeve për ndërtimin e kësaj rruge në pranverën e vitit të ardhshëm, ndërkohë që në pjesën që i takon Maqedonisë autostrada nuk do të nisë të ndërtohet para vitit 2015.

“Temë tjetër ka qenë autostrada Prishtinë-Shkup, unë dua t’ju informoj se qeveria e Prishtinës është në proces të evoluimit të tenderit për rrugën deri në kufi dhe sigurisht që deri në të ardhmen do të fillojnë punimet në atë drejtim. Ministri më informoi se është duke u analizuar mënyra e dhënies me konçesion të këtij segmenti”, tha ministri kosovar Fadil Ismaili.

Bashkëbiseduesit folën edhe për bashkëpunimin në sferën e energjitikës, bujqësisë, minierave dhe turizmit. Po ashtu u njoftua se në muajin shkurt do të organzohet një forum për thellimin e bashkëpunimit mes përfaqësuesve të biznesit nga të dyja vendet.

Top Channel