“Kompleksi Jon? Territori do pastrohet!”

20/11/2013 00:00

Në kohen që Gjykata Administrative në Vlorë shpalli masën e përkohshme
për mosndërhyrjen e Autoriteteve në kompleksin “Jon” derisa të zgjidhet
padia në themel, zëvendësministri i Transporteve Ylli Manjani deklaron
per Top Channel, se territori ne qytetin bregdetar do te pastrohet, duke
përfshirë edhe godinën ne fjalë.

“Shteti eshte legjitim te ktheje pasojat në gjendjen e meparshme. Shembja e objektit është pasojë e padiskutueshme dhe  duhet të pastrohet territori. Nëse kjo kerkon shembje, patjeter qe shembja do të duhet te ndodhe, por shembja nuk eshte qellim ne vetvete. Shembja eshtë një pasoje e nje morie shkeljesh flagrante te ligjit shqiptar”, tha Manjani.

Por cilat jane shkeljet? Gjithçka nis ne vitin 1995, kur Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit u kthen pronareve 600 metra katrorë truall ne nje kohe qe Gjykata e Vlores nje vit me pas u jep te drejten e pronesise edhe per 1000 metra katrore te cilat, sipas autoriteteve shqiptare ne fakt jane det. Me tej, si me magji, thote zoti Manjani, ne loje nisin e perfshihen edhe institucione te tjera.

“Fizilisjt nga 600 metra katrore truall, kemi sot 3000 metra katrore ndertim, si pasoje e nje spektakli institucionesh totalisht të korruptuar, si pasojë e veprimeve te tyre ‘abra- kadarbra’, ne shkelje flagrante te ligjit. Rezulton se nga njolla e ndertimit, le te supozojme që leja e Bashkise eshte ne rregull, por qe nuk eshte, Bashkia ka thene që brenda truallit 1600 metra katrore lejohesh te ndertosh ne nje njolle vetëm 1098 metra katrore. Faktikisht edhe sipas aktit të koloaudimit që kanë bërë vetë pronarët, rezulton që të kemi 1600 metra katrorë njollë sipërfaqe ndërtimi dhe kesaj siperfaqeje ndertimi po t’i shtojme edhe ambientet e tjera shtesë, sot njolla në total del 3 mije metra katrore” tha Manjani.

Por ndersa shembja e godines shikohet si zbatim i ligjit, çfare do te behet me banoret?

“Kushdo mund te kishte qene një viktime e kesaj paligjshshmerie, ata që kanë blerë apartamente në këtë pallat janë viktima, nuk mund te trajtohen njesoj si mashtruesit dhe si ata qe kane shkelur ne menyre flagrante ligjin, Qeveria duhet te miratoje nje fond per te shperblyer ata qe kane harxhuar”, tha Manjani.

Prej disa javesh çeshtja e kompleksit ‘Jon’ eshte kthyer ne nje çeshtje mediatike dhe ligjore mes pronareve, Inspektoratit te Ndertimit, Gjykates dhe autoriteteve te tjera shteterore. Ndersa INUK dhe policia vendosen bllokimin e ndertimit, pronaret e truallit dhe banoret kerkuan dhe arriten ne Gjykaten Administrative heqjen e bllokimit. Deri ne perballjen tjeter qe me sa duket nuk do te vonoje.

Top Channel