Rumania ka regjistruar rritjen më të lartë ekonomike mes të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit evropian në tremujorin e tretë të këtij viti.

Bëhet fjalë për një rritje prej 1.6 për qind më shumë se tremujori i dytë dhe 4.1 për qind më shumë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012.

Në tërësi, zona euro ka arritur një rritje prej vetëm 0.1 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe një rënie prej 0.4 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Të dhënat janë publikuar nga Zyra evropiane e statistikave, EUROSTAT. Pas njoftimit kryeministri rumun Victor Ponta ka deklaruar se rezultatet kanë ardhur jo vetëm nga mbledhja e grurit, por edhe nga prodhimi industrial dhe asimilimi i fondeve evropiane.

“Është me rëndësi që rritja ekonomike e vitit 2013 të mos realizohet vetëm përmes agrikulturës, por edhe falë rritjes prej 7.5% të prodhimit industrial, e dyta më e lartë në Evropë”, ka thënë Ponta.

Top Channel