Aksidenti fatal i Olldashit

20/11/2013 00:00

Ekspertët rrugorë iu drejtuan sërish mengjesin e të enjtes vendit ku humbi tragjikisht jetën deputeti Sokol Olldashi.

Ekspertët kryen matje për ta rindërtuar edhe njëherë skemën e aksidentit, ku humbi jeten deputeti i PD-së. Paraprakisht mendohet qe automjeti humbi drejtimin si pasoje e lageshtires në rrugë dhe deputeti nuk mundi ta mbajë dot automjetin në rrugë, duke perfunduar 10 metra jashte saj, në një zone jo shkëmbore dhe me terren jo shumë të thyer.

Ekspertiza mjeko-ligjore percaktoi se shkak i vdekjes se zotit Olldashi, janë goditjet në kokë që kishte marrë gjatë rrotullimeve të automjetit.

Aksidenti i rende u regjistrua mbremjen e se enjtes ne oren 21:20 minuta, ne vendin e quajtur Lapidari i Krrabës pak kilometra nga Tirana, ndersa u rregjistrua ne sallen operative te policise pak minuta me vone. Pas informacionit te marre forcat policore dhe autoambulancat ju drejtuan vendngjarjes, por e paten te veshtire te nxirrnin nga makina trupin e deputetit Sokol Olldashi, per shkak te motit te keq dhe demtimit qe kishte pesuar automjeti. Te ndihmuar edhe nga forcat zjarrfikese, pas rreth dy oresh, ata rrotulluan makinen e permbysur dhe nxorren trupin e pajete te deputetit.

Sipas te dhenave policore Sokol Olldashi udhetoi nga Elbasani ne drejtim te Tiranes dhe makina i doli nga rruga kryesore pak pasi ai kishte kaluar tunelin e Qafe-Krrabës, ne vendin e quajtur Lapidari. Policia Rrugore mendon se shkak per kete aksident tragjik ishte shpejtesia me te cilen makina hyri ne kthese dhe terreni i lagesht per shkak te motit me rreshje te dendura. Makina rreshkiti rreth 10 metra pertej rruges dhe u rrotullua. Deputeti i ndjere mesohet mori plage te forta ne pjesen e kokes, te cilat mendohet t’i kene shkaktuar edhe vdekjen.

Ne vendngjarje ishin me radhe familjaret e deputetit te ndjere, ministri i Brendshem Saimir Tahiri, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetet te tjere te Partise Demokratike dhe deputete te Partise Socialiste, si dhe miq te shumte te deputetit Olldashi. Ata ju drejtuan me pas ne karvan morgut te Qendres Spitalore Universitare ‘Nene Tereza’, ku edhe u transportua trupi i pajete i deputetit per t’u kryer ekspertiza mjeko-ligjore.

Top Channel