09:29 Serial "Nikita" R
10:21 TN "Guximi i nje gruaje" R
Programi i plote
PUBLICITET
Arsimi, notat e ulta shkarkojnë drejtorin
21/11/2013

Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka nxjerrë dy udhëzime drejtuar Drejtorive Arsimore lidhur me emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave, por edhe mësuesve.

Sipas udhëzimit numër 56, emërimi i një mësuesi do të kryhet nga  një komision vlerësimi i cili përbëhet nga një përfaqësues i njësisë arsimore vendore, kryetari i bordit të insituticionit, kryetari i Këshillit të Prindërve dhe dy mësues.

Në udhëzim shkruhet se ky komision i dorëzon drejtorit dosjet e aplikimit dhe vlerësimet me pikë të kandidatëve. Drejtori shpall fituesin për vendin e punës dhe  nëse për dy ditë nuk ka ankesa bëhet emërimi
Arsimi
i mësuesit.

Sipas këtij udhëzimi një mësues shkarkohet kur ka kryer falsifikim të dokumentave, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësve apo punonjësve, ka ngacmuar seksualisht nxënësit apo punonjës, ka përvetësuar fonde apo ka kryer kurse me pages për nxënësit e shkollës së tij ose jashtë saj.

Në udhëzimin numër 57 ku është përcaktuar emërimi dhe shkarkimi i drejtorëve të shkollave saktësohet se një drejtor shkarkohet nëse  ka dhënë apo ka organizuar kopje të maturës shtetërore nga ndërhyrje në përzgjedhjen e teksteve apo ka lejuar dhe organizuar gjatë procesit mësimor pjesëmarrjen e mësuesve dhe nxënësve në veprimtari partiake.

Por drejtori i shkollës mund të shkarkohet edhe nëse performanca e nxënësve të kësaj shkolle gjatë tre viteve të fundit është më e ulët se në dy vitet e mëparshme, ose kur shkolla ka rezultate të ulta në testime apo inspektime.

/ Top Channel












Lajmet kryesore

Arsimi, notat e ulta shkarkojnë drejtorin Vrasje e pesëfishtë për një fejesë
Fier, 73-vjeçari vret vëllezërit, mbesën dhe kunatën
Kavajë, vrasje me armë zjarri
“Shqipëria, nyje Lindje-Perëndim”
Ultimatum për abuzimin me recetat
Qeveria miraton reformën territoriale
Çmimi i fluturimeve ndëshkon turizmin
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Drejtësia, Vrasje, Turizmi, Brazil 2014, Ukraina, Energjia, Kriza greke
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.