Tensionet mes Kinës dhe Japonisë

25/11/2013 00:00

Eshte cilësuar i rrezikshëm vendimi i Kinës për të zgjeruar hapësirën e
mbrojtjes ajrore duke përfshirë edhe ishujt e detit lindor të
pretenduara si nga ajo vetë, ashtu edhe nga Japonia. Kryeministri
japonez Shinzo Abe e beri te qarte se veprimet e Pekinit nuk kane asnje
lloj fuqie ligjore ne Japoni.

“Zgjerimi i zones ne fjale mund te kthehet ne ftese per zhvillime te paparashikueshme e njekohesisht, teper te rrezikshme. Ne kerkojme qe Kina te terheqe mbrapsht çdo mase qe shkel te drejten e fluturimit ne hapesire nderkombetare”, u shpreh Abe.
 
Edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel e pershkroi levizjen si “perpjekje destabilizuese per te ndryshuar status quo-ne ne rajon”. Ky veprim i njeanshem e rrit rrezikun e keqkuptimeve dhe llogaritjeve te gabuara, tha ai ne nje deklarate te leshuar me kete rast. Ky njoftim i bere nga republika popullore e Kines mund te ndryshoje menyren sesi do t’i zhvillojne Shtetet e Bashkuara operacionet ushtarake ne kete zone, shton Hagel.

Pekini ka ngritur zerin kunder qendrimit japonez dhe atij amerikan e ka paraqitur ankesa ne ambasadat e te dy vendeve.

Zona e zgjeruar e mbrojtes se tij ajrore perfshin edhe ishujt e shumediskutuar te cilet aktualisht kontrollohen nga Japonia. Kina deklaroi dite me pare se çdo avion qe hyn ne hapesiren e zgjeruar ajrore, duhet t’i bindet rregullave te saj dhe ata qe kundershtojne, do te kthehen ne objekt masash emergjente defensive. Ishujt e njohur si Senkaku ne Japoni dhe Diaoyu ne Kine, pretendohen nga te dy vendet e kane qene per dekada te tera burim tensionesh mes tyre.

Top Channel