Presidenti i Federatës Myslimano-Kroate të Bosnje-Hercegovinës përballet me akuzat e shpërdorimit të detyrës pasi thuhet se ka dhënë falje për kriminelë të rrezikshëm.

Prokurorët pretendojnë se në mënyrë të paligjshme, Zivko Budimir ka falur 27 vetë, në mesin e të cilëve vrasës, trafikantë droge e të dënuar për evazion fiskal. Budimir, i cili u arrestua këtë vit dhe u lirua më pas, i ka hedhur poshtë akuzat.

Bosnja përbëhet nga Federata Myslimano-Kroate dhe Republika Serbe, dy njësi të dala nga lufta civile që përfundoi në vitin 1995. Secila njësi ka qeverinë e saj administrative dhe vendi administrohet nga një qeveri e dobët qëndrore.

Perëndimi mendon se kjo marrëveshje dhe tensionet etnike që ziejnë në vend janë bërë pengesë për investimet dhe integrimin e plotë të Bosnjes në Europë.

Top Channel