Microsoft ka njoftuar se ka ndërmend të hapë një qendër të re kontakti në Greqi, për t’i shërbyer të gjithë rrjetit të klientëve evropianë.

Lajmin, sipas mediave greke, ia ka komunikuar Don Grantham, president i Microsoft për Evropën qendrore dhe lindore, kryeministrit Andonis Samaras, gjatë një takimi të zhviluar në Athinë.

Hapja e qendrës së re, siç ka shpjeguar Grantham, është vendosur pas një marrëveshjeje me kompaninë e shërbimeve Teleperformance. Struktura fillimisht do t’u ofrojë punë 350 punonjësve që më vonë do të bëhen 550.

Në ditët e fundit edhe tre kompani të tjera, Coca Cola, Nokia Solutions & Networks dhe Delhaize kanë njoftuar investime të reja në Greqi, duke parë përmirësimin e situatës ekonomike të vendit helen.

Top Channel