Qindra banorë të Dibrës së Madhe u tubuan në sheshin Skënderbe në një protestë kundër devijimit të lumit Radika.

Duke iu drejtuar qeverive të tre vendeve (Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri) ata kërkojnë ndaljen e asaj që e quajnë masakër që po i bëhet këtij lumi, me devijimin e ujërave në një ujëmbledhës, për t’u derdhur më pas në Vardar e më tutje në Egje e jo në Adriatik.

Bashkë me kryetarin e komunës Ruzhdi Lata, banorët thonë se ky projekt është vdekjeprurës për florën dhe faunën e pasur të kësaj zone.

Në ujëmbledhësin në trekëndëshin Kosovë-Maqedoni-Shqipëri do të ndërtohet një hidrocentral. Ky projekt do të pakësojë prurjet edhe në kaskadën e Drinit me hidrocentralet e saj.

Top Channel