Për të tretin vit rresht Bullgaria ka zënë vendin e parë të “Global Suffering List”, që është klasifikimi i vendeve me përqindjen më të lartë të qytetarëve që vuajnë.

Lista është hartuar nga agjencia “Gallup” dhe ndër shkaqet që ajo rendit për këtë situatë janë kriza politike, varfëria dhe prespektivat e vakëta për të ardhmen e vendit.

Sipas “Gallup”, 39 për qind e bullgarëve e konsiderojnë jetën e tyre aq të vështirë saqë e cilësojnë si përvuajtëse, të ndjekur nga armenët me 37 për qind dhe kamboxhianët me 32 për qind.

Vështirësi, sipas studimit, ka edhe mes qytetarëve të së ashtuquajturës “Evropa e Re”, si hungarezët me 32%, maqedonasit me 31, boshnjakët dhe rumunët me 27, grekët me 26, ukrainasit dhe serbët me 24, malazezët me 23, lituanezët me 22 dhe estonezët me 18 për qind.

Në Bullgari, ku numri i personave që vuajnë është gjithësesi në rënie krahasuar me vitin 2011 (45%), vështirësitë që hasin njerëzit në jetën e përditshme janë protestat politike që vazhdojnë të mbajnë të tensionuar vendin më të varfër të BE-së.

Top Channel